Të gjitha blerjet që bëhen nëpërmjet kësaj faqeje janë subjekt i kushteve, kufizimeve dhe rregullave të mëposhtme të shërbimit.

Dërgesa në orën e preferuar.
Ne garantojmë dërgesën e porosisë tuaj në ditën e kërkuar.
Në Tiranë arrijmë të bëjmë dërgesën brenda 48 orëve nga momenti i porosisë.
Në rrethet e Shqipërisë arrijmë të bëjmë dërgesën brenda 72 orëve nga momenti i porosisë.
Jashtë Shqipërisë arrijmë të bëjmë dërgesën brënda 120 orëve nga momenti i porosisë.
Përjashtim nga më siper bëjnë ditët festive siҫ janë 14 shkurti; 7,8 Mars; 25, 28, 29, 30 Dhjetor në të cilat orari është shumë me i vështirë që të respektohet.
Për dërgesat e dedikimeve jashtë Shqipërisë ne regjistrojmë vetëm datën e dërgimit dhe jo orën e dërgimit. Ora e dërgimit është tërësisht e papërcaktuar. Dyqanet nëpër botë zakonisht telefonojnë marrësin përpara se të bëjnë dërgesën.
Ju këtu pranoni që të mos ankoheni apo të na bëni përgjegjës nëse nuk e dërgojmë në orarin e preferuar.

Dërgesa e dedikimit në formë surprize
Ne përpiqemi në maksimum që dërgesa të bëhet surpriz (por ne nuk e garantojmë surprizën jashtë Shqipërisë).
Ne do të telefonojmë marrësin nëse adresa është e paqartë ose nëse nuk e gjejmë në vendodhje.
Në rastin e rrallë kur adresa përsëri nuk gjendet, marrësit do t’i kërkohet që të na japi vendodhjen e saktë.
Ju këtu pranoni që të mos ankoheni apo të na bëni përgjegjës nëse surpriza nuk realizohet.

Kërkesa për dedikime të vecanta
Në përpiqemi në maksimum që të plotësojmë çdo kërkesë të veçantë që ju keni në lidhje me realizimin e dedikimit.
Por ne NUK GARANTOJMË plotësimin e këtyre kërkesave.
Ju këtu pranoni që të mos ankoheni apo të na bëni përgjegjës nëse nuk realizojmë kërkesat tuaja të vecanta.
Konfirmimi i kryerjes së porosive ne Shqipëri
Ne ju garantojmë që do t’iu dërgojmë e-mail për konfirmimin e kryerjes së porosisë brenda orarit të përcaktuar.

Konfirmimi i kryerjes së porosive nëpër Botë
Ne nuk do ju njoftojmë kryerjen e porosive jashtë Shqipërisë.
Ky kufizim vjen për shkak se shumica e kompanive ndërkombëtare nuk konfirmojnë dërgimin e porosisë.
Ju vetë mund ta kontaktoni marrësin në fund te ditës dhe të siguroheni që porosia është kryer.
Siҫ thuhet më lart, në rast se dërgesa nuk është bërë në ditën e caktuar ju keni të drejtë të anulloni porosinë dhe ne do tju rimbursojmë sipas Politikës sonë të Rimbursimit. Në rastet e dërgimit të dhuratave me postë drejt shteteve të tjera, mund të ketë vonesa në rastet si : festa e fundvitit , greva të aeroporteve, vonesa të avioneve, shkaqe natyrore.

Për dërgimin me postë jashtë Shqipërisë, të dhuratave në kategoritë : parfume, vera dhe piktura mund të ketë nevojë për proҫedura administrative dhe kosto shtesë, për të cilat do të njoftoheni me e-mail nga zyra jonë.

Tarifat e shërbimit dhe marrësi i dedikimit
Zakonisht marresi i dedikimit nuk e di shumën totale që ju keni paguar.
Nëse ju i tregoni marrësit totalin që keni paguar ju duhet ta sqaroni gjithashtu edhe për tarifat e shërbimit për të cilat ju vetë jeni plotësisht të ndërgjegjshëm.

Ndryshimi apo anullimi i porosisë
Për të ndryshuar/korrigjuar/anulluar një porosi, ju duhet të na kontaktoni brenda 24 orëve nga porositja e dedikimit.

Rimbursimi i pagesës
Për ҫdo mangësi të shërbimit (që nuk bën pjesë në kufizimet e mësipërme), ne do tju rimbursojmë sipas Politikës sonë të Rimbursimit.

Këto kushte, kufizime dhe rregulla mund të ndryshojnë në ҫdo kohë pa paralajmërim.
Ju lutemi të lexoni edhe “Mbrojtja e të dhënave personale” si dhe “Politikën e Rimbursimit”.

Kjo faqe interneti është ndërtuar, po mirëmbahet, zhvillohet, e menaxhohet nga ATIS dhe është e regjistruar në Regjistrin Tregtar me
NIPT L51627027L, me seli në Tiranë Njesia Bashkiake nr.9,Rruga Asim Vokshi, Pallati 141, Kati 1.

Parandalimi i blerjes me kartë krediti pa autorizimin e të zotit të kartës
Një rast i tillë do të dëmtonte si pronarin e kartës ashtu edhe dedikoj.com.
Për të parandaluar këtë mundesi, ne me anë të kompanive të kartave të kreditit bëjmë verifikimin e adresës.
Adresa juaj (e blerësit) duhet të jetë e njëjtë me adresën e kartës së kreditit.
Në dyshimin më të vogël ne do të telefonojmë blerësin për të bërë verifikimin e identitetit.