Sezoni i festive të  fundvitit  konsiderohet  si  një  nga  periudhat  më të bukura të vitit pasi  të gjithë presin të marrin dhuratat e tyre. Por përvec  se  të  marrin dhuratë  nuk  duhet të harrojnë të bëjnë dhe dhurata për njerëzit e tyre më të dashur.  Më  poshtë rënditen disa këshilla për të zgjedhur dhuratën e duhur për  të dashurit tuaj.

1. Blej për ta, jo për veten

Le të fillojmë me më të dukshmen, dhe ende me  gabimin më të zakonshem. Pse ndodh gjithmon që ajo që ne  duam për veten tonë si  dhuratë  e blejmë  si dhuratë  për  të tjerët?  Kjo  ndodh shumë me stolit dhe rrobat. Pyesni  veten: çfarë u pëlqen të veshin dhe ku mund te gjenden ato në dyqan? Dhe në qoftë se keni fëmijë adoleshentë, duhen shmangur rrobat dhe stolitë  te gjitha. Asnjë i ri nuk  deshiron  të jetë i veshur nga  mamaja  apo babai i tyre – në fakt, jo shumë të rritur duan të jenë të veshur nga prindërit e tyre gjithashtu!

2. Mendoni për hobin dhe interesat e tyre

Një hap i madh për të filluar është  duke  shkruar një listë me hobit e të dashurit tuaj. Çfarë mund t’i  blini mikut tuaj apo të afërmve që do të rrisë interesin e tyre?  Sigurohuni që ju te  bëni hulumtimin tuaj të parë.  Studioni hobin e tyre dhe flisni  me ata përreth tyre për të marrë më shumë  informacione se cfarë  ata do të  dëshironin dhe cfarë pelqejnë në të vërtet.

3. Merrni  kohën tuaj

A keni shkuar ndonjëherë për pazar  dhe kthehesh në shtëpi me diçka krejtësisht tjetër? Kjo vlen edhe për dhuratat. Hartoni listen tuaj të dhuratave  për  festat e  fundvitit  herët (në këtë moment…nëqoftë se ju nuk e keni bërë deri  tani!), Dhe për të marrë disa orë jashtë orarit tuaj çdo javë të vizitoni dyqane dhe të kërkoni në  internet. Mbani disa njerëz  shoqerues ndërsa ju jeni duke kërkuar për  të dhënë  mendimin e tyre.  Është  shumë e mundshme që ju  do të gjeni diçka për motrën tuaj, ndërsa ju në të vërtetë jeni  duke kërkuar për babain tuaj.

4. Harrojeni çmimin

Personat priren që zakonisht të shqetësohen  për  cmimin  e dhuratës  se  sa  për faktin se nëse dhurata e tyre do të  pëlqehet nga  personi  tjetër.  Për  fëmijet preferohen gjithmon lodrat më të lira se sa të harxhohen shuma të mëdha me dhurata të shtrenjta teknologjike. Mos harroni se të harxhoni shumë për një dhuratë nuk do të thotë se ajo do të pëlqehet automatikisht nga i dashuri juaj.  E rëndësishme është që të gjeni një  dhuratë  që përfaqëson më së miri  vlerësimin që keni për njeriun tuaj të aferm- cmimi nuk duhet të jetë një  faktor ndikues.

5. Mos e blej atë, përgatite atë vet!

Dhuratat e përgatitura vet  janë më të vecantat por duhet të gjeni atë më të bukurën për të dashurit tuaj. Cfarë do të ishte më e mrekullueshme se sa të marrësh një dhuratë të personalizuar me emrin tend qe askush tjeter nuk e ka??  Nëse  keni një  ide dhe nuk dini se si ta realizoni ekzistojnë  shumë  kompani që  ofrojnë  sherbimin  e përgatitijes së dhuratave të personalizuara.  Ju thjesht duhet të  gjeni atë më të mirën.

Dedikoj.com  ju ofron mbështetje  për  ti  bërë të shtrenjtëve tuaj dhuratat më të  vecanta  dhe të dedikuara  totalisht  atyre.

Ju mirëpresim!

Ky artikull është postuar në Blog. Mbaj mend linkun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *