Kur ju porosisni produkte ose shërbime, ju do të jepni këto të dhëna:

– Emrin, adresën dhe numurin tuaj të telefonit
– Emrin, adresën dhe numurin e telefonit të marrësit të dedikimit.

Ne do ta përdorim këtë informacion VETEM për t’iu shërbyer ju tek Dedikoj.com.
Ne nuk do t’ia japim këtë informacion asnjë pale të tretë.

Ne e përdorim këtë informacion për të qënë në kontakt me ju gjatë të gjithë hapave të realizimit të dedikimit tuaj. Të gjitha të dhënat që ne disponojmë për ju janë tërësisht të fshehta dhe janë të ndaluara për përdorim tjetër. Ne i përdorim të dhënat tuaja vetëm për të dërguar produktin. Nëse ju regjistroheni në faqen tonë dhe bëni një blerje ju automatikisht pranoni të gjitha kushtet tona të garancisë, transportit dhe produktit, dhe të dhënat tuaja do përdoren vetem për të plotësuar sa më mirë kërkesën tuaj për produktin ose shërbimin.

Kur paguani me kartë krediti ju do të shkruani të dhënat e kartës.
Faqet në të cilat do të shkruani këto të dhëna janë të siguruara dhe koduara. Kodimi është i verifikuar nga Comodo SSL, me ane të çertifikates SSL

Ne punojmë me individët dhe kompanitë përkatëse për të kryer shërbimin tuaj. Kjo përfshin përzgjedhjen e dhuratave, përgatitjen e tyre, paketimin dhe dërgimin. Marrëdhënia kontraktuale që kemi me këto kompani apo individe i lejon të shohin të dhënat tuaja, por në asnjë mënyrë ti përdorin ato për qëllime të tjera.

Abuzimet
Nëse zbulohen abuzime me të dhënat personale të anëtareve të faqes, ne do të bashkpunojmë me bankën, forcat e rendit, prokurorinë dhe çdo insitucion tjetër të interesuar për të gjetur autorin. Në raste të tilla, krahas të dhënave personale të autorit, mund të na duhet të japim edhe të dhënat e personave të tjerë që mund të jenë prekur. Këto të dhëna do të përdoren vetëm për hetim, për asnjë qëllim tjetër.

Fshirja e të dhënave
Ju keni të drejtë të na kontaktoni dhe të kërkoni që të dhënat tuaja të fshihen nëse nuk dëshironi më të jeni pjesë e faqes sonë. Këto të dhëna do të fshihen përgjithmonë nga arkiva e sistemit tonë. Gjithashtu ju keni mundësinë t’i ndryshoni këto të dhëna në çdo moment që ju keni dëshirë.

E-mail informues
Nëse dëshironi ne do tju kontaktojmë nëpërmjet një e-mail informues për t’iu lajmëruar për shërbimet e reja që kemi shtuar dhe për të gjitha ofertat e faqes, produktet e reja dhe ato qe janë në promocion. Kur bëni regjistrimin në Dedikoj.com mjafton të klikoni në kutizën e vogel dhe do ju informojmë periodikisht për ҫdo të re dhe ofertë të faqes në kohë reale.