Si është ajo shprehja?! Një martohet, njëqind tërbohen… Epo kush e ka provuar e di shumë mirë që kështu është.
Dita e dasmës duhet të jetë e përkryer. Këtë gjë duan të gjithë sepse me shumë mundësi, mund të ndodh vetëm një herë.

Nusja duket se është e përkedhelura në këtë ditë sepse vëmendja përqëndrohet më shumë tek ajo. Fustanet, lulet, flokët e shumë e shumë parapërgatitje. Kurse dhëndri e dimë.. Një kostum dhe shumë pak ndonjë gjë tjetër.

Torta e dasmës është ajo që i përket pohuajse të gjithë të ftuarve sepse torta shërbehet në fund. Por më shumë se shijes i kushtojnë rëndësi pamjes së jashtme, ngjyrës, stilit, dekorit. Nëse doni një tortë delikate martese e cila nuk është as e bardhë e as tradicionale, ju mund të zgjidhni një tortë ngjyrë shampanje, rozë të lehtë e dekoruar me perla. Ju e dini që ngjyra rozë ka tonalitete të ndryshme, ju takon juve të zgjidhni cila është më e përshtatshmae.
Torta rozë mund të mos jetë e gjitha në këtë ngjyrë, mjaftojnë disa trëndafila ose një dekor sinjifikativ në një tortë të bardhë. Nuk ka asnjë rregull të caktuar, kur është fjala për tortën e dasmës tuaj, mjafton të keni imagjinatë dhe fantazi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *