Lulet dekoruese

Shumë lule do të zbukurojnë shtëpinë e nuses, ndërsa ajo do të fotografohet në cdo moment, po ashtu edhe ambientin e shtëpisë, makinën, kishën si edhe vendin në të cilën do të zhvillohet ceremonia.

Perëndoi moda e luleve vetëm të bardha, tashmë ato duhet të kombinohen edhe me pjesën tjetër dhe të krijohet një atmosferë homogjene në ambiente të ndryshme.
Në shtëpi, do të jenë të mjaftueshme disa buqeta nusesh të vendosura në vendet më strategjike. Në portën e hyrjes mund të vendosni lulet të cilat të kombinohen me ambientin , në makine dekori me lule e bën akoma më romantike situatën. Të rëndësishme janë gjithashtu dekoret në kishë, por ato nuk duhet të jenë të ekzagjëruara, por të vendosura me delikatesë dhe bukuri.
Në lokalin ku do të bëhet ceremonia, lulet duhet të transmetojnë alegri, ashtu sikurse edhe pjesa tjetër e dekorit.

Buqeta

Përdorimi i saj kerkon që dhëndri t’ia dorëzojë nuses herët në mëngjes në shtëpi. Në të vërtet është vet nusja që e zgjedh, pasi duhet të jetë në harmoni të plotë me fustanin e saj. Zakonisht buqeta në formë të rrumbullakët është e përshtatshme për të gjitha staturat.
Ajo e hapur dhe voluminoze kërkon një figurë të gjatë dhe të hollë dhe mund të zvendësohet nga një lloj lule.

Buqeta që do të hidhet është e përgatitur nga një grup lulesh , të cilat duhet të jenë të lidhura në mënyrë të sigurt dhe elegante. Në fund të ceremonisë nusja do të hedh buqetën për vajzat të cilat do të jenë prezente. Ajo që do të marrë buqetën do të martohet 🙂

Ky artikull është postuar në Blog. Mbaj mend linkun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *