Përgatitjet e dasmës për nusen dhe dhëndrin janë vërtet “tokë e minuar”, ku është e lehtë të lindin mosmarrëveshje dhe mospëlqime.
Ndodh që nusja të ketë dorë të lirë të zgjedhë, por gjithnjë e më shpesh çiftet duan t’i marrim së bashku vendimet dhe jo gjithmonë shijet u përputhen.
Edhe sugjerimet që mund të ofrojnë familjarët ose miqtë më shumë janë të dëmshme, sesa të dobishme.

Pikërisht këto kanë qenë arsyet që kanë çuar në domosdoshmërinë e lindjes së projektuesit të dasmës.
Duke na e besuar neve ditën tuaj të dasmës, i jepni asaj më shumë vlerë dhe padyshim, keni edhe shumë avantazhe:
Shmangni ankthin e stresin. Për shkak se profesionisti është i përfshirë emocionalisht ndryshe nga ju, ai nuk e vuan stresin që, natyrisht, është i pranishëm kur organizon një ngjarje kaq të madhe dhe të rëndësishme. Kështu ju i kapërceni pengesat që mund të dalin dhe përballoni me qetësi edhe situatat më të vështira e stresuese.

Kurseni kohën e çmuar dhe energjitë. Nevoja për t’iu drejtuar një konsulenti martesor vjen nga mungesa e kohës dhe nga pamundësia për t’u kujdesur për të gjitha.

Kurseni para. Një projektues i mirë martese kujdeset gjithashtu, që të kurseni para si duke e ndihmuar çiftin për të krijuar buxhet të personalizuar që u përshtatet, ashtu dhe duke i drejtuar ata te furnitorët e duhur që ofrojnë shërbime dhe variante zgjedhjesh, sipas mundësive që ka çifti për të shpenzuar.

Garantojmë ide origjinale dhe krijuese. Idetë dhe stili juaj do të jetë baza e punës sonë: vlerësojmë detajet, improvizojmë skenarë, ofrojmë shërbime origjinale dhe ndërhyrja jonë ka vetëm një qëllim: plotësimin e kërkesave tuaja.

Garantojmë suksesin e ceremonisë suaj. Asistojmë gjatë gjithë ceremonisë, në mënyrë që çdo gjë të shkojë pa probleme, pa të papritura që mund të dalin minutën e fundit.

Ky artikull është postuar në Blog. Mbaj mend linkun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *