Ne i zgjedhim me kujdes bizneset partnere, duke pranuar vetem ato që  kanë treguar gjithmonë korrektësi në marëdhëniet me klientin.
Probleme me dërgesat e porosive është shumë e rrallë të ndodhin, megjithatë, nëse ndodh ne do t’iu rimbursojmë sipas rregullave të mëposhtme:

– Nëse porosia nuk kryhet në ditën e caktuar dhe per fajin tonë, ne do tju kthejme 100% të vlerës së paguar.
– Nëse ju pranoni që porosia të dërgohet ditën e nesërme, ne do tju kthejmë tarifën e dërgimit.

– Nëse ju nuk pranoni që porosia të dërgohet ditën e nesërme, ne do t’iu kthejmë 100% të vlerës së paguar.
– Nëse personi që merr dhuratën nuk është i disponueshëm edhe pas disa ditësh nga dita e dërgesës, ne nuk do tju kthejmë as pagesën as tarifën e dërgimit.

– Nëse personi që merr dhuratën nuk është i kënaqur me produktin ose shërbimin, ai mund ta refuzojë  marrjen e dhuratës dhe ne do t’iu kthejmë 100% të pagesës.

Nëse marrësi e pranon dedikimin ne nuk jemi përgjegjës për ankesat e mëvonshme.

Ju lutemi vine re që nga momenti që klienti përfitues e pranon produktin ose shërbimin, dedikoj.com nuk është më përgjegjëse për garancinë e produktit ose shërbimit.

 

Kushtet e Garancisë  janë të publikuara pranë ҫdo produkti së bashku me të dhënat e produktit. Gjithashtu ne kemi detyrim ndaj jush vetëm për ҫështjet që ne specifikojmë ne faqen tonë dhe me kushtet që ne japim. Këto kushte mund të ndryshojnë me kalimin e kohës, por asnjëherë nuk do ju fshihen dhe manipulohen. Ju do keni gjithmone akses per tu informuar mbi te rejat e faqes tonë.