E kuqe: Dashuri dhe romancë
Një nga simbolet më universale, trëndafili i kuq përfaqëson dashurinë e vërtetë. Po ashtu është shfaqur përgjatë historisë dhe nëpër kultura si simbol politik dhe religjioz.
Numri i trëndafilave të kuq tregon se sa shumë të dhënë jeni pas kësaj dashurie.
Trëndafilat e kuq tregojnë gjithashtu sa seriozë jeni ju në këtë lidhje.

E verdhë: Miqësi, gëzim, mirësi
Trëndafilat e verdhë dërgojnë mesazh të vlerësimit dhe dashurisë platonike pa nënkuptimin romantik të ngjyrave të tjera. Kjo ngjyrë përfaqëson ndjenjat e gëzimit dhe të kënaqësisë.

Rozë: Dashuri, vlerësim, mirënjohje
Ngjyra rozë mbart më vete konotacionin e hijeshisë dhe të elegancës, si dhe ëmbëlsinë dhe romancën poetike.
Lulet me ngjyrë rozë të errët janë simbol i mirënjohjes dhe i vlerësimit dhe janë mënyrë tradicionale për të falenderuar.
Trëndafilat ngjyrë rozë të çelët janë të lidhur me butësinë dhe admirimin. Po ashtu mund të përdoren si shprehje e simpatisë.

E bardhë: Pastërti, brishtësi, simpati, spiritualitet
E njohur po ashtu si lulja e nuses, lulja e bardhë është lule tradicionale e martesës. Në këtë kuptim, e bardha përfaqëson unitet, virtyt dhe dëlirësinë e një dashurie të re. Trëndafilat e bardhë po ashtu janë të lidhur me respektin dhe nderimin, çka i bën të përshtatshëm për kujtimin e të dashurve që kanë ikur.
Numri i trëndafilave të bardhë tregon se sa shumë doni që i dashuri apo e dashura të jepet pas jush.

Portokalli: Dëshirë, entuziazëm dhe pasion
Një përzierje e saktë e të verdhës dhe të kuqes, trëndafilat e portokalli janë parë si urë në mes miqësisë së simbolizuar nga trëndafilat e verdhë dhe dashurisë të përfaqësuar nga trëndafilat e kuq. Ata mund të jenë shprehje e fascinimit, apo dhuratë për të thënë “Jam krenar për ty”.

E purpurt: Magjepsje, madhështi, dashuri me shikim të parë
Ngjyra vjollcë ka një asociacion tradicional me mbretëroren. Në këtë drejtim, nuancat e luleve me ngjyrë të purpurt sugjerojnë një frymë të madhështisë dhe shkëlqimit mbretëror.

Ky artikull është postuar në Blog. Mbaj mend linkun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *