Këto ditë, në të gjithë botën, po shpenzohen miliarda për dhuratat e fundvitit, Shen Valentinit etj. Megjithatë, studimet kanë treguar se vetëm një në pesë të tilla vlerësohet dhe pëlqehet. Ja disa këshilla që dhurata e zgjedhur të mos përfundojë në sirtar, ose në rastin më të keq, në plehra.

1. Do të ishte mirë të dhuronit një parfum të shtrenjtë, i shoqëruar me një CD me këngë romantike dhe trëndafil të kuq.
2. Aksesorët apo antikuarët e ndryshëm.
3. Një palë të brendshme të veçanta.
4. Lodra prej pelushi, veshje
5. Libra ose albume fotografish.
6. Një udhëtim do të ishte dhurata më e bukur, sidomos për një çift të dashuruarish.

Pothuajse në të gjitha kulturat, dhurata shpreh një mënyrë për të treguar dashuri, miqësi dhe përkushtim. Megjithatë, studimet kanë treguar se vetëm një në pesë të tilla vlerësohet dhe pëlqehet, ndërsa të tjerat përfundojnë në sirtar, ose në rastin më të keq, në plehra. Në fakt, nuk është aspak e këndshme nëse në momentin kur hap kutinë, të duhet të shprehesh: “Njihemi prej dhjetë vjetësh dhe ende nuk e ka kuptuar që ngjyra rozë nuk më pëlqen”. Megjithatë, në shenjë mirënjohjeje, je i detyruar të japësh një buzëqeshje të shtirur dhe një falënderim të ngrohtë. Vetëm në Britaninë e Madhe, sipas një nga faqeve më të mëdha të internetit për shitjet online, në këtë periudhë, vlera e dhuratave të padëshiruara kap shifrën e 2 miliardë eurove. Ndoshta për këtë arsye, në Britani, një nga shtëpitë më të mëdha botuese, “Debrett’s”, e njohur për dhënien e këshillave aristokracisë britanike dhe e vjetër që me shumë se 200-vjeçare, ka nxjerrë në qarkullim një libër mbi atë se çfarë duhet të bëjmë nëse marrim një dhuratë që na pëlqen pak ose aspak.

Sipas “Debrett’s”, rregulli i parë është ai që kemi dëgjuar prej kohësh se ka rëndësi mendimi dhe jo dhurata, ndërsa këshilla e dytë është se të shtiresh sikur të pëlqen dhurata, nuk lidhet me hipokrizinë, përkundrazi një detyrim që të gjithë ne duhet ta bëjmë. Sipas saj, asnjëherë nuk duhet hedhur ose lënë në sirtar kartolina, apo pusulla që e shoqëron, sepse është gjithmonë e rëndësishme të kujtohesh për njerëzit që të kanë për zemër dhe të kanë blerë dhurata. Pastaj, rregullat vazhdojnë me shenjën e mirënjohjes, ku një kartolinë ose një telefonatë falënderimi do të ishte e përsosur. Për t’u sjellë si aristokratë të vërtetë, ndalohet rreptësisht që të thuhet vërdallë se nuk të pëlqeu dhurata që të bënë, sepse shumë shpejt fjalët mund të përfundojnë në veshët e personit që mund t’ju akuzojë si mosmirënjohës. Fatura për të parë se sa ka kushtuar një dhuratë, duhet kërkuar vetëm në rastin e veshjeve, që duhen ndryshuar për shkak të përmasave, edhe pse kjo dhuratë mund të jetë bërë nga një i afërm i ngushtë. E pafalshme, do të ishte, sipas hartuesve të kësaj liste, të tentosh të rishesësh dhuratën për të marrë paratë. Nëse në rastin më të keq, dhurata është e destinuar të përfundojë në plehra, atëherë sipas “Debrett’s”, më mirë të provosh ta ndërrosh. Në fakt, sipas shifrave të viteve të kaluara, është e sigurt se shumë njerëz do t’i injorojnë rregullat e “Debrett’s”, sidomos ajo që thotë se nuk është mirë që të rishiten dhuratat. Më 27 dhjetorin e vitit të kaluar, “eBay”, sajti i shitjeve online, regjistroi një numër jashtëzakonisht të madh të objekteve të reja që viheshin sërish në shitje, ku shumë prej tyre ishin dhuratat e marra për Krishtlindje. Mes dhuratave më pak të dëshiruara dhe që bëheshin më shpesh ishin çorapet, këpucët, parfumet, shampot apo kremrat për trupin dhe objekte për kuzhinën. Në fakt, në Londër, në ndihmë të atyre që nuk duan t’i hedhin poshtë dhuratat, vijnë disa magazina të mëdha angleze, që në këto ditë të fundit të ndërrimit të viteve paralajmërojnë që të mos dëmtohet kutia dhe të ruhet fatura për të pasur një mundësi të re për një ndërrim të mundshëm. “Nëse nuk ju pëlqen tosti për thekjen e bukës, i thoni vjehrrës se është shumë e bukur dhe se do ta shihni më me kujdes më vonë”, sugjerojnë ata në mënyrë që ta çosh pajisjen elektro-shtëpiake në dyqan si të re dhe të kesh mundësi për të zgjedhur një tjetër.

Si të zgjedhim atë të duhurën?

Njerëzit që bëjnë më shumë dhurata janë gratë, ndërsa më pak “bujarët” në këtë fushë janë meshkujt dhe femrat beqare. Në të vërtetë, më shumë rëndësi i jepet sinqeritetit të dhuratës, që mendohet se është bërë me gjithë zemër, që i pëlqen atij që e merr dhe që ka një vlerë afektive dhe simbolike. Po ashtu, janë të paktë ata që e konsiderojnë dhuratën një veprim të detyrueshëm, që i kushtojnë shumë rëndësi faktit për të treguar vlerën ekonomike të saj. Njerëzit pëlqejnë më shumë që të marrin një dhuratë që ka për ta vlerë afektive, e shoqëruar edhe me ndonjë mesazh të këndshëm. Kështu, edhe nëse dhurata që burri, i dashuri apo një i afërm i juaji ju ka bërë, nuk iu pëlqen, në raste të tilla mund të thuhet “mjafton mendimi”. Në Francë, i kushtohet rëndësi edhe elegancës, cilësisë së dhuratës, thjeshtësisë dhe bukurisë së saj. Në këtë vend, 12 për qind e të pyeturve e riciklojnë dhuratën e pakëndshme, 6 për qind e flakin në plehra, ndërsa vetëm 1%.

Meshkujt

Ajo që është vërtetuar plotësisht, është se ata që zgjedhin gjithmonë dhuratën e gabuar janë meshkujt. Të brendshme, aksesorë që nuk kombinohen lehtë, çanta, parfume, rruaza, objekte për shtëpinë, që shpesh janë jashtë shijeve të femrave e shesin apo ua tregojnë të afërmve për t’u “argëtuar” me të. 67 për qind e anglezëve mbështesin faktin se “është mendimi ai që ka rëndësi, duke pohuar se i vlerësojnë dhuratat e bëra me sinqeritet dhe entuziazëm, kurse në Gjermani mendojnë se një dhuratë e shtrenjtë nuk është domosdoshmërisht e suksesshme. Të njëjtin mendim me gjermanët kanë edhe suedezët. Por është vërtetuar plotësisht se ata që zgjedhin gjithmonë dhuratën e gabuar janë meshkujt.

Sipas “Debrett’s”, rregulli i parë është ai që kemi dëgjuar prej kohësh se ka rëndësi mendimi dhe jo dhurata, ndërsa këshilla e dytë është se të shtiresh sikur të pëlqen dhurata, nuk lidhet me hipokrizinë,përkundrazi një detyrim që të gjithë ne duhet ta bëjmë.

Ky artikull është postuar në Blog. Mbaj mend linkun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *