Dedikoj.com është një kompani me funksionin e shitjeve online ku tregtohen një shumëllojshmëri produktesh të firmave dhe kompanive të ndryshme. Qëllimi ynë është ti ofrojmë mundësinë klientëve të ndihen sa më pranë nëpërmjet një dedikimi që mund të blihet direkt online në faqen web: www.dedikoj.com

Kjo kompani është e regjistruar në Regjistrin Tregtar me NIPT L51627027L, me seli në Tiranë, Bulevardi “Bajram Curri”, Pallati 25, Shkalla 1, Apartamenti 1.

Kjo kompani funksionon në bashkëpunim me kompani të tjera me të cilat kemi lidhur marrëveshje dhe kemi ekskluzivitetin për të shitur shërbimet ose produktet që ato ofrojnë, me të njëjtin çmim dhe cilësi. Ne synojmë që përmes dhuratave dhe dedikimeve të ndihmojmë klientët të surprizojnë lehtësisht të afërmit dhe miqtë e tyre.

Shërbimet tona i drejtohen klientëve që janë përdorues të rregullt të internetit dhe bëjnë blerje online.

Qëllimi kryesor i shërbimit tonë është korrektesa për klientin që blen shërbimin dhe kënaqësia për personin që merr dhuratën dhe dedikimin.

Biznesi ynë ofron dhurata sipas kategorive më poshtë :

Lule
Torta
Verëra
Piceri
Restorante
Spa
Kozmetikë
Parfumeri
Argjendari
Qëndistari
Suvenire
Produkte të personalizuar
Shporta
Argëtim (Shëtitje me helikopter, Go Karting, Rafting)
Art (Piktura)
Libra

Gjithçka për fëmijë (veshje, lodra, argëtim, organizim festash, etj)
Tullumbaca
Organizime eventesh (sipas dëshirës së klientëve)
Realizimi sa më i sukseshëm i porosive ndaj klientëve tanë është fokusi dhe arritja e jonë. Serioziteti dhe puna e palodhshme janë elementët që do të na shoqërojnë gjatë gjithë rrugëtimit tonë. Produktet që ne do të ofrojmë janë të zgjedhura me shumë kujdes, sipas cilësisë dhe vlërësimeve që janë bërë nga klientet. Ne do të tregëtojmë produkte duke ju përshtatur standartit që ofron vendi ynë, gjithashtu të jenë të përshtatëshme në tregun internacional. Ne do të tregëtojmë produkte me ҫmime më konkuruese në këtë lloj tregu. Ne bëjmë të pamundurën që klienti të përftojë dedikimin në një formë surprizë. Kjo është edhe rëndësia e punës tonë . Vizioni ynë: “Realizimi i dëshirave tuaja është ҫelësi i suksesit tonë”.

Pse duhet të bëheni pjesë e Dedikoj.com?

Mund të porosisni nga kudo
Nuk ka rëndësi vendndodhja gjeografike,nëpërmjet nesh ju mund të blini nga ҫdo vend ku ndodheni. Çdo shqipëtar apo i huaj nga ҫdo vend i botës mund të blejë në faqen tonë.

Informacion i detajuar mbi produktin
Ne mundësojmë që cdo produkt të ketë një përshkrim të detajuar të cilësisë dhe vlerës që ka.

Disponibiliteti jonë është 24 orë në 24
Porosia në varësi të vendndodhjes duhet bërë:

48 orë përpara për Tiranën,
72 orë përpara për Shqipërinë
120 orë përpara jashtë Shqipërisë.
Përjashtime bëjnë ditët e festave. 7-8 Mars, festat e fundvitit në të cilat orari është shumë me i vështirë që të respektohet megjithëse ne do të mundohemi ti realizojmë. Për dërgesat e dedikimeve jashtë Shqipërisë ne regjistrojmë vetëm datën e dërgimit dhe jo orën e dërgimit. Ora e dërgimit është tërësisht e papërcaktuar.